Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka shkruar për vdekjen e ish-emisarit amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës diplomatit Frank Wisner, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka thënë se Wisner ka luajtur një rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe mikut të madh të Kosovës, diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner. Si Përfaqësues Special i SHBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj.