El-Sayed: Emri dhe feja ime nuk janë arsyeja pse nuk mund ta përballoni çmimin e karburantit në Amerikë

El-Sayed: Emri dhe feja ime nuk janë arsyeja pse nuk mund ta përballoni çmimin e karburantit në Amerikë

Abdul El-Sayed iu drejtua mbështetësve të tij në Michigan, ndërkohë që gara për Senatin amerikan ende nuk ishte vendosur përfundimisht. Ai deklaroi se mezi pret t’u shërbejë qytetarëve të këtij shteti, ndërsa akuzoi republikanët se janë përpjekur të mbjellin përçarje duke sulmuar emrin dhe besimin e tij fetar.

Kandidati demokrat doli në skenë dhe, sipas CNN, ishte në humor të mirë teksa falënderonte mbështetësit e tij.

“Por të gjithë e dimë se emri im dhe feja ime nuk janë arsyeja pse nuk mund ta përballoni çmimin e karburantit, nuk janë arsyeja pse nuk mund t’i përballoni shpenzimet për ushqime dhe nuk janë arsyeja pse nuk mund të shkoni te mjeku”, deklaroi El-Sayed.

Gara për Senatin amerikan në Michigan vazhdonte të ishte e ngushtë.

Pas numërimit të 80 për qind të votave, El-Sayed kishte siguruar 51.73 për qind, ndërsa kandidati republikan Mike Rogers 46.28 për qind.

Kategoritë
BotaLajme