Hamas nuk dëgjoi Trumpin: Nesër do të lirojnë vetëm tre pengje dhe përballen me kërcënimin e “ferrit”

Izraeli, përmes ndërmjetësve të Egjiptit dhe Katarit, ka marrë emrat e tre pengjeve që Hamas thotë se do t’i lirojë të shtunën, sipas zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Bëhet fjalë për Sasha Trufanov (29), Sagui Dekel-Chen (36) dhe Yair Horn (46).

Nga Zyra e Netanyahu thuhet se lista është e pranueshme dhe se familjet e pengjeve kanë miratuar publikimin e emrave.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë 369 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 36 persona që vuajnë dënime të përjetshme, si pjesë e shkëmbimit të gjashtë të pengjeve dhe të burgosurve, njoftoi zyra e mediave e Hamasit.

Trumpi kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve, por pa sukses

Më herët gjatë javës, presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi Hamasit që të lirojë të gjithë pengjet izraelite deri të shtunën pasdite, por duket se kjo kërkesë nuk do të realizohet.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gaza mund të shpërthejë përsëri: Trump kërcënoi Hamasin nëse nuk lirohen pengjet – “Le të shpërthejë ferri”

“Sa më përket mua, nëse pengjet nuk kthehen deri të shtunën në mesditë – dhe mendoj se ky është një afat i arsyeshëm – do të thosha që të anulojnë gjithçka dhe le të shpërthejë ferri. Mendoj se deri në mesditë të shtunën ata duhet të kthehen,” deklaroi Trump.

Pas kësaj deklarate, Netanyahu tha:

“Nëse Hamas nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë, armëpushimi do të ndërpritet dhe IDF do të rikthehet në luftime intensive derisa Hamas të mposhtet përfundimisht.”

Megjithatë, Netanyahu nuk tha qartë se ai pret lirimin e të gjithë pengjeve deri të shtunën pasdite.

Kategoritë
BotaLajme