Hakimi kalon PSG-në në epërsi, nuk feston ndaj ish-skuadrës

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi përballë Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze e nisi fuqishëm ndeshjen, duke i bërë presion asaj italiane.

Kjo u shpërblye me gol, ndërsa realizoi ish-lojtari i Nerazzurëve, Achraf Hakimi.

Ishte minuta e 12-të, kur Desire Doue lëshoi një pasim te marokeni që shënoi me lehtësi. /Telegrafi/

Kategoritë
Sport