Grupi i njohur “04 Band” për nder të 28 Nëntorit ka lansuar projektin e ri

Grupi i njohur “04 Band” nga Prizreni, të cilët janë bërë të preferuarit nga shumë muzikdashës kryesisht të rinjëve, për nder të 28 Nëntorit kanë publikuar përpunimin e këngës “Rrjedh në Këngë e Ligjerime”, shkruan Gazeta e Re

Me një videoklip të realizuar pranë kompleksit të Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit, me përpunimin e këngës “Rrjedh në Këngë e Ligjerime”, kanë sjellur një produkt artistik publikut.

Videoklipi është realizuar nga 2 Bro’s Film, orkestrimi u realizua nga 04Band, ndërsa incizimi në Studio Tranzit.

Kënga tashmë gjendet e publikuar edhe në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku./Gazetaere

 

Kategoritë
KulturëLajme