Greqia zgjeron kufizimet e udhëtimit mes pandemisë COVID-19

Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe Turqisë, si dhe Kataloniës në Spanjë janë ndaluar, ndërsa kushdo që mbërrin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lejohet të hyjë në vend vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës

Autoriteti i Aviacionit Civil i Greqisë ka bërë të ditur se vendi ka zgjatur kufizimet e saj ndaj udhëtarëve vendas dhe ndërkombëtarë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kufizimet për fluturimet e brendshme do të zgjaten deri më 7 dhjetor, ndërsa ato ndërkombëtarë deri më 14 dhjetor.

Përjashtimet do të zbatohet në fluturimet e brendshme për pasagjerët që udhëtojnë për arsye shëndetësore, familjare apo të punës, duke përfshirë udhëtarët që kthehen në zonën e tyre të qëndrimit.

Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe Turqisë, si dhe Kataloniës në Spanjë janë ndaluar, ndërsa kushdo që mbërrin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lejohet të hyjë në vend vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës.

Një ndalim i mbërritjeve nga vendet jo anëtarë të Bashkimit Evropian (BE) ende është në fuqi, me përjashtim të Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Singaporit, Koresë së Jugut, Tajlandës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Uruguajt.

Shtetasit amerikanë dhe kanadezë po ashtu janë përfshirë në listën e ndalimit.

Do të kërkohet një test negativ për COVID-19, i vlefshëm të paktën 72 orë, para udhëtimit për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë me aeroplan nga vendet e huaja.

Masa po ashtu zbatohet për shtetasit grekë, mbajtësit e qëndrimit të përhershëm në Greqi dhe udhëtarë e tjerë thelbësorë.

Ndërkohë, autoritetet greke së fundmi regjistruan 98 viktima të reja dhe 2.321 raste të koronavirusit.

Kategoritë
BotaLajme