Grafitet serbe në shtëpitë e shqiptarëve në veri, Krasniqi: Serbët nuk janë të interesuar për normalitet

Ministri i Pushtetit Lokal Elbert Karsniqi ka thënë se strukturat kriminale në veri të vendit nuk janë të interesura për normalitet.

Krasniqi në Facebook ka publikuar disa fotografi ku shihen grafite me simoble nacionaliste serbe në shtëpitë e sapondërtuara të shqiptarëve.

Sipas tij, këto grafite dëshmojnë mendësinë e strukturave kriminale.

“Strukturat kriminale nuk janë të interesuara për normaliteti. Ato janë të frymëzuara nga mungesa e vullnetit të Serbisë për normalizim. Grafitët me simbole nacionaliste serbe dhe fashiste ruse në shtëpitë e sapondërtuara të shqiptarëve dëshmojnë mendësinë e këtyre strukturave kriminale”, tha Krasniqi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi