Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj të pandehurit, Naser Hafizi.
“Sot, drejtësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij”, ka shkruar Tahiri.
Hafizi ishte arrestuar më 10 tetor 2024 në Aeroportin e Prishtinës, pasi Prokuroria Speciale kishte njoftuar se ai nuk ishte gjetur në vendbanimin e tij gjatë një aksioni, më 8 tetor. Që nga ajo kohë, ai mbahej në paraburgim.



















