Me këtë aktgjykim, pas dy viteve morri fund procesi gjyqësor për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski. Babai i viktimës 14 vjeçare u lirua nga të gjitha akuzat. Gjatë dispozitivit, gjykatësi dha edhe detaje se si Vanja është vrarë, me plumb në kokë
“Të akuzuarit e kanë afruar dhe e kanë vendosur në gropë të hapur më parë, me dimensione afërsisht 180 centimetra të gjatë, 85 centimetra të gjerë dhe 60 centimetra të thellë, ku i akuzuari Lupço Palevski, me armë zjarri- kalibri 9 milimetra, ka shkrepur plumb në kokën e të miturës përmes jastëkut që e kishte gjetur aty pranë, duke i shkaktuar plagë me armë zjarri në tru”, deklaroi Ivica Stefanovski, Gjykatës.
Prokuroria nuk pajtohet me vendimi e trupit gjykes për Aleksandar Gjorçevskin. Organi i akuzës përmes ankesës do të kërkon që babai i Vanjës si ndihmës në kryerjen e veprës penale të dënohet me burg efektiv.
“Vetëm prindërit e fëmijës e dinin se fëmija do të shkonte në shkollë vetëm në ditën kritike – dy prindër dëshmuan se e mësuan këtë nga babai e jo nga dikush tjetër, nga babai, nga i akuzuari Aleksandar Gjorçevski”, u shpreh Ana Stojkoviq-Dimitrovska, Prokurore.
Për mbrojtjen e Gjorçevskit mbetet e paqartë pse ai përfundoi në bankën e të akuzuarve, ndërsa avokatët e të dënuarve kanë paralajmëruar ankesa dhe pretendojnë se vrasjet nuk janë dëshmuar. Mbrojtja pretendon se prokuroria nuk ka arritur ta dëshmon veprën, ndërsa gjykata ka vendosur pa prova.
“Mendoj se ajo që u lexua sot ishte vetëm shkresë e aktakuzës, nuk ka prova, madje as dyshim të arsyeshëm, dhe nëse do të kishte pasur të paktën një dyshim të arsyeshëm që i ngjan provës, do të kishte qenë mirë që të kishim vendime të tilla”, tha Jovica Strashevski, Avokat Lupço Palevskit.
“Gjykata i liron nga akuzat të akuzuarit për rrëmbimin e Pançe Zhezhovskit. Andaj, po pyes, se si e vranë kur u tha se nuk e kanë rrëmbyer?”, theksoi Bojan Manev, avokat i të dënuarit Bore Videvski.
Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski, banor i Velesit, u raportuan të zhdukur më 24 dhe 27 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur. Gjorçevska në periferi të Shkupit, ndërsa Zhezhovski në hyrje të Velesit. Gjykimi filloi më 20 shtator të vitit të kaluar dhe nga fillimi deri në fund, të akuzuarit e mohuan fajësinë, ndërsa Palevski pretendonte se çështja kishte prapavijë politike dhe se ka fushatë të egër kundër tij. Arma e përdorur për të kryer vrasjet nuk është gjetur ende dhe në fjalët e tij përfundimtare, Velibor Manev tha se një punonjës në Bankën Popullore ishte angazhuar nga Palevski për të shkatërruar armën. Pas kësaj, personi u arrestua dhe kundër tij do të zhvillohet procedurë e posaçme për ndihmë në kryerjen e veprave penale.