Gjenerali iranian Esmail Qaani, komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), është shfaqur në publik gjatë një tubimi në Teheran për të festuar atë që autoritetet iraniane e quajtën “Operacioni Fitorja Hyjnore” kundër Izraelit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, Qaani është parë në mesin e qytetarëve të mbledhur për të shënuar fitoren, ndërsa televizioni shtetëror Press TV publikoi pamje ku thuhet se ai u prit “ngrohtësisht nga qytetarë të entuziazmuar”.
Kjo paraqitje publike vjen vetëm disa javë pasi gazeta amerikane The New York Times raportoi se Qaani kishte humbur jetën gjatë një sulmi ajror izraelit mbi objektiva ushtarake dhe bërthamore në Iran. Ky raport u vu në dyshim menjëherë nga autoritetet iraniane, të cilat tani pretendojnë se pamjet e fundit janë prova e gjallë e të kundërtës