Gaza, shkon në 54.981 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 54 të vrarë dhe 305 të tjerë të plagosur

Është rritur në 54.981 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 54 të vrarë dhe 305 të tjerë të plagosur.

Të paktën 4.701 palestinezë janë vrarë dhe 14.879 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 54.981 ndërsa numri i të plagosurve në 126.920.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.

Kategoritë
BotaLajme