Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për situatën në Izrael tha se 40 qytetarë të Kosovës sa ishin atje, 13 prej tyre po qëndrojnë ende, ku 5 nga ta janë pjesëtarë të OKB-së, të cilët punojnë në atë vend.
Gashi që në fillim bëri të ditur se në Izrael janë 40 qytetarë të Kosovës, ku pjesa dërmuese e tyre tanimë janë evakuuar dhe aktualisht atje ndodhen 13 qytetarë që nuk kanë shfaqur dëshirë të rikthehen në Kosovë, ku 5 nga ta janë pjesëtarë të OKB-së, të cilët punojnë në Izrael.
Ajo bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë në kontakt me Ambasadën ë Kosovës në Izrael, në mënyrë që të koordinohen për evakuimin e tyre në rast se dëshirojnë të kthehen në vendlindje.
Gashi bëri të ditur ndihmesën e ambasadave të tjera si të Shqipërisë, atë të Greqisë, të Bullgarisë dhe Egjiptit, por edhe të Jordanisë, të cilat mundësuan kthimin e qytetarëve të vendit në vendlindje, ku rol të rëndësishëm patën Egjipti dhe Jordania.
“Tani po ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve tanë që jetojnë atje për t’u dalë në ndihmë”, tha Gashi në InfoPlus, RTK.
Ajo njoftoi për gjendjen e një qytetareje të Kosovës, e cila ka qenë shtruar në spital, por që në kohën e sulmit nga Irani, fatmirësisht nuk ka qenë në atë vend dhe ka shpëtuar nga më e keqja dhe shtoi se Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj, 4 anëtarësh, dhe premtoi se për çdo risi do të informojnë opinionin publik