Sot në Kuvend është diskutuar lidhur me procesin e djeshëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gashi tha se kryeministri që krijoi protesta të dhunshme, e pranoi atë për të cilët kanë shku njerëz në burg e kanë vdekë krejt.
‘’Kur kryeministri ka organizuar protesta në Kuvend të dhunshme dhe dhunë jashta këtij kuvendi e pranon atë për të cilën kanë shku njerëz në burg e kanë vdekë krejt’’, ka thënë Gashi.
Ai po ashtu ka thënë se Kurti duhet të shkon në Kuvend të raportojë lidhur me dialogun me Serbinë.
“Me atë cka pamë dje, kurti ka pranuar një draft të statutit të Asociacionit, të paktën kështu tha publikisht. S’po e gjykoj nëse është i mirë apo i keq, se nuk e di. Nuk e kam parë. Por, si ndodhi që diçka e papranueshme që janë humbur 10 vjet për të, tash të pranohet. Çka ndodhi me Asociacionin kundër të cilit u vranë njerëz në këtë vend?”,është shprehur ai./Lajmi.net/