Fotot e publikuara nga luftanija më e madhe turke: Dronët dhe Stambolli në sfond

Drejtori i kompanisë ushtarake turke “Baykar” Selcuk Bayraktar publikoi foto nga luftanija më e madhe turke TCG Anadolu, të cilën marina turke e përdor që nga viti 2023.

Në fotot e publikuara nga Bayraktar shihen shumë detaje të anijes si dhe pjesa ku ndodhen helikopterët luftarakë dhe dronët e kompanisë Baykar.

TCG Anadolu ka kapacitetin për të zhvendosur forcat e të paktën një madhësie batalioni në Detin Egje, Mesdhe dhe Detin e Zi pa pasur nevojë për mbështetje nga baza në shtëpi.

Përveç avionëve Bayraktar, zyrtarët turq më herët njoftuan se avionët Kizilelma, si dhe avionët luftarakë të fuqishëm Hujet, do të mund të ulen në anije luftarake.

Kur bëhet fjalë për ekuipazhin, anija TCG Anadolu mund të strehojë gjithsej 1223 persona, si dhe 46 tanke dhe 77 automjete të lehta.

Se TCG Anadolu ka një rëndësi të madhe për Turqinë, dëshmon edhe njoftimi i fundit i presidentit të këtij vendi, Rexhep Tajip Erdogan, i cili me rastin e 109-vjetorit të betejës së Galipolit, ka mbikëqyrur aktivitetet e anijes luftarake.

“TCG Anadolu dhe marina jonë e fuqishme në Dardanele,” tha Erdogan në atë kohë.

Kategoritë
BotaLajme