Flet drejtori i Emergjencës për gjendjen e vajzës së lënduar nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës

Një 20 vjeçare ka pasuar lëndime nga rënia e çatisë prej ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, e cila është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK. Për gjendjen e saj, ka folur për Ekonomia Online drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ai tha se 20 vjeçarja është duke u trajtuar në Emergjencë dhe se gjendja e saj është stabile.

“Sapo është sjellë në Emergjencë. Gjendja e saj është stabile por që ka disa lëndime goxha të rënda në trup”, ka thënë shkurtimisht Syla.

Çatia e kësaj ndërtesë ka rënë si pasojë e erërave të forta sot gjatë ditës.

Nga fotografitë e shkrepura nga vendi i ngjarjes, mund të vërehet se rënia e pullazit ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi