Flet Aleks Balduin, aktori që vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë: Më është këputur zemra

Mbarë opinioni është tronditur nga tragjedia, që ndodhi në shesh xhirim, ku aktori i njohur, Alec Baldwin,qëlloi aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë, e cila humbi jetën dhe regjisorin e filmit, i cili po trajtohet në spital.

Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani për incidentin e tmerrshëm, ylli 63-vjeçar po xhironte një skenë për filmin (ku është edhe bashkëproducent) në Rancho Bonanza Creek , pranë Santa Fe, New Mexico, gjatë incidentit tragjik.

Aktori, Alec Baldwin, ka shprehur tronditjen dhe trishtimin e tij pasi qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë.

Ai shkroi në Twitter se ishte në kontakt me burrin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje.

“Zemra ime është e këputur për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, ka shkruar ai.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nënë dhe kolege shumë të admiruar”, shkroi aktori në Twitter.

Kategoritë
BotaLajme