Faton Klinaku reagon pas vendimit të Apelit kundër Sali Mustafës, citon një fjali të Calit në Hagë

Faton Klinaku reagon pas vendimit të Apelit kundër Sali Mustafës, citon një fjali të Calit në Hagë

Paneli i Apelit sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa – Cali, raporton Gazeta Sinjali.

Apeli ka marrë vendim që komandant Calit t’ia zbus dënimin e shqiptuar në shkallën e parë, nga 26 në 22 vite burgim.

“Paneli i Apelit gjykon se një dënim i njësuar me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të z. Mustafa në këtë çështje”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Pas këtij vendimi ka reaguar Faton Klinaku, ushturese i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së.

“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”, shkruna Klinaku mbi fotografinë e Calit, duke e cituar këtë të fundit – me fjalinë që e kishte thënë në nisje të gjykimit të tij në Speciale

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova