Fabiana Vegas ende në “ethe”, shtyhet shpallja e aktgjykimit për trafikimin e vajzave latine në Kosovë

Fabiana Vegas ende në “ethe”, shtyhet shpallja e aktgjykimit për trafikimin e vajzave latine në Kosovë

Fabiana Anais Cobos Vega, sot ishte paraparë të paraqitej në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ishte planifikuar t’i kumtohej aktgjykimi për akuzat se rekrutonte vajza nga Amerika Latine dhe i sillte në Kosovë për shfrytëzim seksual.

Megjithatë, seanca për shpalljen e aktgjykimit është shtyrë.

Prokuroria Speciale e akuzon Vegën se kishte rol drejtues në një grup të dyshuar kriminal, i cili organizonte rekrutimin, transportimin dhe strehimin e vajzave, me qëllim të shfrytëzimit të tyre për prostitucion.

Në këtë rast, bashkë me të akuzohet edhe Batuhan Beyoglu.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 gusht 2025, ajo dhe i bashkakuzuari Batuhan Beyoglu dyshohet se organizonin rekrutimin, transportimin dhe strehimin e viktimave, të cilat më pas shfrytëzoheshin për prostitucion në Prishtinë.

Kategoritë
LajmeVendi