Erdoğan: Turqia nuk do ta harrojë kurrë solidaritetin e popullit azerbajxhanas pas tërmeteve

– Duke folur në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive së bashku me presidentin Aliyev, presidenti Erdoğan tha se Azerbajxhani ishte një nga vendet e para që i erdhi në ndihmë vendit të tij pas tërmeteve.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia nuk do ta harrojë kurrë solidaritetin e popullit azerbajxhanas pas tërmeteve që goditën Turqinë jugore në shkurt të vitit 2023, raporton Anadolu.

Duke folur në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive pas tërmetit në provincën në provincën turke Kahramanmaraş, së bashku me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, presidenti Erdoğan tha se Azerbajxhani ishte një nga vendet e para që i erdhi në ndihmë vendit të tij pas tërmeteve.

Duke theksuar se Baku ka ardhur me gjithçka që kishte për të shëruar plagët pas tërmeteve, Erdoğan gjithashtu vlerësoi rolin e Azerbajxhanit në ndihmën për ndërtimin e shtëpive pas tërmetit.

“Pavarësisht kushteve në botë dhe në rajonin tonë, përparësia jonë është e qartë”, tha presidenti turk, duke shtuar se ata janë të shqetësuar për shërimin “sa më të shpejt të mundur” të plagëve të shkaktuara nga katastrofa e shekullit.

Më 6 shkurt të vitit 2023, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, respektivisht provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi u prekën nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Shtëpitë pas tërmetit për të cilat u mbajt ceremonia e dorëzimit, u ndërtuan nga qeveria e Azerbajxhanit dhe Administrata e Zhvillimit të Strehimit të Turqisë (TOKI) në lagjen Azerbajxhan në Kahramanmaraş.

Kategoritë
BotaLajme