Erdoğan: Türkiye nuk e ka luksin t’i shikojë zhvillimet në rajon nga “tribunat”

“Ne duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët dhe të menaxhojmë dhe drejtojmë ngjarjet në rajonin tonë në një mënyrë që të përfitojë vendi ynë”, tha presidenti turk.

Ndërsa konkurrenca globale e fuqisë po zhvillohet në rajonin tonë, Türkiye ndikohet drejtpërdrejt nga çdo zhvillim, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se vendi i tij nuk e ka luksin të “vështrojë nga tribunat”, raporton Anadolu.

Duke folur në një mbrëmje iftari në Kompleksin Presidencial në Ankara, presidenti turk tha: “Ne duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët dhe të menaxhojmë dhe drejtojmë ngjarjet në rajonin tonë në një mënyrë që të përfitojë vendi ynë”.

Lidhur me kthimin e sirianëve në vendin e tyre, Erdoğan tha se Türkiye bëri “atë që ishte e drejtë, morale dhe e ndërgjegjshme” në vendin fqinj.

Që nga rënia e Bashar al Assad në Siri, 133.000 nga “mysafirët tanë sirianë janë kthyer vullnetarisht dhe me nder” në atdheun e tyre, tha Erdoğan, duke deklaruar se deri më tani, 873.000 sirianë janë kthyer të sigurtë në Siri.

Duke vënë në dukje përpjekjet e Türkiyes kundër terrorizmit, Erdoğan tha se Ankaraja është “më afër se kurrë” për të çliruar përgjithmonë dhe përfundimisht kombin nga terrorizmi “që ka shfrytëzuar gjakun, jetën dhe burimet e njerëzve për 40 vjet”.

Kategoritë
BotaLajme