Erdoğan: Tashmë ka një Turqi që jep shpresë dhe besim për popullin tonë dhe të gjithë miqtë tanë

“Horizonti i Turqisë u zgjerua, fuqia dhe aftësia operacionale e saj u rrit teksa ne kapërcenim pengesat përpara nesh”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Tashmë ka një Turqi që jep shpresë dhe besim për popullin tonë dhe të gjithë miqtë tanë” raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet lidhjes direkte nga rezidenca Vahdettin në Stamboll, Erdoğan, mbajti një fjalim për Kongresin e 7-të të zakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në qytetet Kars dhe Karaman. Në fjalën e tij Erdoğan bëri të ditur se gjatë gjithë jetës nuk kanë njohur vullnet më të madh se vullneti i Allahut dhe asnjë fuqi më të madhe se fuqia e popullit. Ai shtoi se ata që e shohin veten jashtë kësaj duhet ta dinë se i kanë ndarë rrugët me partinë.

Duke iu referuar faktit që edhe sulmet me të cilat përballen rriten ndërkohë që vendi forcohet, rritet dhe zhvillohet, Erdoğan tha se “Kur erdhëm në qeveri fillimisht gjetëm tutelën dhe marrëdhëniet e saj të shtrembëruara. Më pas e nxorri kokën terrorizmi. Më pas u përballëm me kërcënimin e grusht shtetit të anëtarëve të FETO-s brenda policisë, gjyqësorit dhe ushtrisë. Nuk e shoh të nevojshme të përmend këtu aleancën dashakeqe të formuar nga grupet brenda dhe jashtë vendit në përcaktimin dhe zbatimin e skenarëve”.

“Fatmirësisht me ndihmën e  Allahut dhe mbështetjen e populli tonë i kemi kapërcyer të gjitha. Horizonti i Turqisë u zgjerua, fuqia dhe aftësia operacionale e saj u rrit teksa ne kapërcenim pengesat përpara nesh. Nga një vend i cili deri dje përpiqej të përballonte një grup terroristësh në territorin e saj, jemi shndërruar në një vend që mund kryejë operacione në një në pozitë gjeografike shumë të gjerë. Sot tashmë ka një Turqi që jep besim, shpresë dhe emocion për popullin tonë dhe të gjithë miqtë tanë”, tha presidenti turk.

Më tej Erdoğan vuri theksin se gjatë këtij procesi janë bërë shumë sakrifica, por që ka ende disa probleme serioze që nuk janë zgjidhur.

“Por, asnjëra prej këtyre nuk është aq e madhe sa të errësojë të ardhmen e shndritur përpara. Ashtu sikurse për 18 vite e kemi bërë Turqinë një prej vendeve kryesore të botës dhe rajonit, shpresojmë se duke iu afruar hap pas hapi objektivave tanë ne do të arrijmë fitime shumë më të  mëdha në demokraci dhe ekonomi. Ne nuk jemi parti vetëm e tashmes dhe e të kaluarës, por jemi edhe parti e të ardhmes. Çdo luftë që ndërmarrim bashkë me popullin tonë, çdo fitore që fitojmë dhe çdo sukses që arrijmë na rrit edhe më shumë vullnetin dhe fuqinë tonë. Urojë që krijuesi ynë të na hapë rrugën dhe fatin tonë” theksoi Erdoğan.

Kategoritë
BotaLajme