“Türkiye është e gatshme të fut jo vetëm duart, por ‘të gjithë trupin e saj’ në përpjekje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Gaza një herë e përgjithmonë”, tha presidenti Erdoğan
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se rruga që qeveria izraelite po ndjek “me këmbëngulje dhe kokëfortësi” në Rripin e Gazës nuk është rruga e drejtë, raporton Anadolu.
“Türkiye është e gatshme të fut jo vetëm duart, por ‘të gjithë trupin e saj’ në përpjekje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Gaza një herë e përgjithmonë”, tha presidenti Erdoğan në Konferencën e 15-të të Ambasadorëve.
Presidenti turk foli edhe për zhvillimt e fundit në Siri dhe rajon, duke theksuar se Türkiye uron që administrata e re në Siri të vazhdojë rrugën me një qasje që “përfshin dhe përqafon të gjitha segmentet e popullit sirian”.
“Ankara përzemërsisht beson se vëllezërit e saj sirianë, që kanë fituar luftën kundër regjimit tiranik të njollosur me gjak, do të jenë të suksesshëm”, tha Erdoğan.
Për marrëdhëniet turko-irakiane, presidenti Erdoğan theksoi se lufta e përbashkët e vendeve kundër grupit terrorist PKK, që kërcënon sigurinë dhe mbijetesën e tyre, do të vazhdojë.
“Ashtu si në Siri, ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të Irakut është gjithashtu shumë e rëndësishme për Türkiyen”, shtoi ai.
Më tej, presidenti Erdoğan foli edhe për çështjet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke theksuar se Türkiye shpreson se “mundësia historike” që erdhi me çlirimin e rajonit të Karabakut nga pushtimi do të kurorëzohet me marrëveshjen e paqes Azerbajxhan-Armeni.