Presidenti turk i përshkroi kushtet në Gaza si më të këqijat se ato të kampeve të përqendrimit nazist, duke theksuar se “2 milionë nga motrat dhe vëllezërit tanë në Gaza kanë luftuar për të mbijetuar në këto kushte për 21 muaj”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka paralajmëruar kundër një “rendi të ri Sykes-Picot” në Lindjen e Mesme dhe ka bërë thirrje për solidaritet më të fortë midis kombeve islame për t’iu kundërvënë veprimeve izraelite dhe destabilizimit rajonal, raporton Anadolu.
“Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një rendi të ri Sykes-Picot në rajonin tonë me kufij që do të vizatohen me gjak”, tha presidenti Erdoğan në seancën e 51-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll.
Presidenti turk i përshkroi kushtet në Gaza si më të këqijat se ato të kampeve të përqendrimit nazist, duke theksuar se “2 milionë nga motrat dhe vëllezërit tanë në Gaza kanë luftuar për të mbijetuar në këto kushte për 21 muaj”.
Ai shprehu besim në rezistencën e popullit iranian mes konfliktit aktual.
“Nuk kemi dyshim se populli iranian, me solidaritetin e tij përballë vështirësive dhe përvojës së fortë shtetërore, shpresojmë se do t’i tejkalojë këto ditë”, tha Erdoğan.
Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve islame të qëndrojnë të vendosura kundër veprimeve të Izraelit përtej Gazës.
“Ne duhet të tregojmë solidaritet më të madh për të ndaluar aktet bandite të Izraelit jo vetëm në Palestinë, por edhe në Siri, Liban dhe Iran”, shtoi ai.
Presidenti Erdoğan gjithashtu përshëndeti ri-integrimin e Sirisë në OIC.
“Siria ka nevojë për mbështetjen e të gjithë neve, të të gjithë botës islame, për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe unitetit kombëtar dhe për të arritur stabilitet të qëndrueshëm”, tha Erdoğan.
Më tej, presidenti Erdoğan përsëriti se sulmet e Izraelit ndaj Gazës, Libanit, Jemenit, Sirisë dhe së fundmi ndaj Iranit mund të përshkruhen vetëm si akte “banditizmi”.
“Ashtu s shkëndija e ndezur nga Hitleri 90 vjet më parë që i vuri flakën botës, ambiciet sioniste të Netanyahut nuk shërbejnë për asnjë qëllim tjetër përveçse ta çojnë botën në katastrofë”, tha Erdoğan.
Ai theksoi se duhet të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar që të merren masa shtrënguese kundër Izraelit bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së
“Bota islame me 2 miliardë banorë duhet të bëhet shtyllë e vetës, pasi jemi në prag të një epoke të re ku bota muslimane do të luajë një rol shumë më të madh”, tha ai.