Erdogan nga Haga thotë se derisa KFOR’i turk të jetë në veri të Kosovës “inshallah” s’do të ketë ndonjë problem

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, gjatë konferencës në Samitin e NATO-s ka folure dhe për veriun e Kosovës.

Në përgjigjen e tij për gazetarin kosovar, Urall Boshnjaku, Erdogan tha se përderisa KFOR-i turk gjendet aty shpreson ( duke përdorur shprehje fetare inshallah), nuk do të ketë asnjë problem.

“KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe gjersa KFOR-i turk gjendet ty, shpresoj që aty nuk mundet dhe nuk do të ketë asnjë problem”, ka thënë Erdogan.

Samiti i NATO-s po mbahet në një kohë sfiduese për sigurinë botërore.

Kategoritë
BotaLajmeVendi