Eksperti izraelit: Pavarësisht dëmeve, Irani ende ka kapacitet të prodhojë raketa

Eksperti izraelit për raketa balistike dhe dronë, Tal Inbar, deklaroi se pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga sulmet ajrore izraelite, programi raketor i Iranit nuk është neutralizuar plotësisht dhe vendi vazhdon të ketë kapacitete për prodhimin e raketave.

Pas përfundimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, të dyja palët po analizojnë pasojat dhe sukseset e luftës 12-ditore. Inbar, një nga ekspertët më të njohur izraelitë me dekada përvojë në ndjekjen e zhvillimeve raketore në Iran, thekson se Irani mund të vazhdojë projektet ekzistuese, përfshirë ato të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare.

“Pavarësisht dëmtimeve të mëdha në infrastrukturën për prodhimin e raketave, Irani do të mund të vazhdojë aktivitetet. Veçanërisht programi i lëshuesve hapësinorë do të jetë i rëndësishëm në të ardhmen,” – shkroi Inbar.

Gjatë operacionit izraelit “Luanët që ngrihen”, shumica e sulmeve ajrore ishin të fokusuara mbi objektet për zhvillimin e raketave balistike iraniane.

Përveç kësaj, si pjesë e një fushate më të gjerë, Izraeli ka goditur edhe kompani civile iraniane që prodhojnë komponentë elektronikë të integruar në raketat balistike dhe ato lundruese të Iranit.

Kategoritë
BotaLajme