Digjen mbi tre hektarë pisha në parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari

Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë se 24 orë Parkun e Pishave në Sllatinë.

Krejt kjo si pasojë e flakëve që u përhapen nga pakujdesia e një qytetari.

Mbikëqyerësi i parkut, Agim Shishani, i tha Klanit se zjarri është nën kontroll nga zjarrëfikësit e Fushë Kosovës, që ujin po e bartin me shpinore.

Ndërkohë, janë kontaktuar edhe ekipet e zjarrëfikësve nga komunat tjera për të qëndruar në gatishmëri nëse do të ketë shpërthim të madh të flakëve.

Kategoritë
LajmeVendi