Të shtënatat që ndodhën gjatë natës në qytetin Coeur d’Alene, në shtetin Idaho të SHBA-së, tronditën banorët dhe të gjithë vendin. Megjithatë, tronditja u thellua kur çështjen e komentoi policia lokale.
Sipas sherifit të qarkut Kootenai, Bob Norris, i cili iu drejtua publikisht, i dyshuari—identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar—qëllimisht ndezi një zjarr në zonën e malit Canfield për të tërhequr zjarrfikësit.
Sherifi Norris tha se zjarrfikësit e parë “nuk patën asnjë shans” dhe e përshkroi ngjarjen si një “pritë të qartë”.
Pasi sulmuesi lajmëroi policinë, oficerët e lokalizuan përmes telefonit celular, dhe nisi shkëmbimi i zjarrit mes tij dhe policëve që mbërritën në vendngjarje.
Në total, 500 forca policore nga nivele të ndryshme, përfshirë FBI-në, u angazhuan në operacion.
Më vonë, sulmuesi u gjet i vdekur pranë një snajperi—armë me të cilën qëlloi fillimisht zjarrfikësit e më pas oficerët e policisë.
Ai vrau dy zjarrfikës, ndërsa një i tretë po lufton për jetën. Nuk dihet nëse u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë apo kreu vetëvrasje.
Sherifi Norris njoftoi se motivi i këtij rasti është ende subjekt hetimi.