Ish-avokati i Donald Trumpit, Michael Cohen është duke dëshmuar në gjykatën e New Yorku në procesin gjyqësor për rastin e pagesave për aktoren e filmave për të rritur
Cohen ka pretenduar se Trumpi i kishte thënë që të bëhej gati për “shumë gra” që do të dilnin me histori për të kur ai nisi garën presidenciale të vitit 2016.
Cohen kishte paguar aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels 130 mijë dollarë që të heshte për historinë e saj se ajo me Trumpin kishin kryer marrëdhënie seksuale gjatë vitit 2006.
Trumpi është akuzuar se ka heshtur aktoren duke i ofruar para nëpërmjet Cohenit teksa ka manipuluar të dhënat e biznesit.
Cohen dikur ishte njëri prej aleatëve më të mëdhenj të Trumpit, por tani janë armiq të përbetuar dhe kanë kritikuar njëri-tjetrin për komentet nëpër rrjetet sociale.
Trumpi është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për mashtrim dhe ka mohuar se kishte marrëdhënie seksuale me Danielsin.