Demokracia në Izrael: Thirrje qytetarëve që të raportojnë këdo që shikon programet e Al Jazeera-s

Në një lëvizje të re që reflekton gjendjen e demokracisë dhe lirisë së mediave në Izrael, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir, u ka bërë thirrje qytetarëve izraelitë të raportojnë në polici këdo që shikon rrjetin televiziv katarias Al Jazeera.

Kjo televizion, sipas autoriteteve izraelite, përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Thirrja vjen pas njoftimit nga policia izraelite se ka ndaluar mediat e huaja – përfshirë Al Jazeera-n, e cila është zyrtarisht e ndaluar në Izrael – të filmojnë vendet e goditjes direkte nga raketat iraniane. Sipas autoriteteve, raportime të tilla mund të ndihmojnë Iranin në përmirësimin e saktësisë së sulmeve të tij.

“Nuk do të lejojmë Al Jazeera-n të transmetojë nga Izraeli për sa kohë që përbën një kërcënim për sigurinë tonë. I bëj thirrje publikut të raportojë në polici këdo që shikon Al Jazeera-n,” deklaroi Ben-Gvir.

Në përputhje me këtë politikë, e zbatuar nga Ministria e Komunikimeve me mbështetjen e komisarit të policisë Danny Levy, forcat izraelite ndaluan një fotoreporter që punonte për Al Jazeera-n. Policia njoftoi se ai kishte “zbuluar saktësisht vendndodhjen e njërës prej goditjeve”.

Autoritetet izraelite më herët kishin paralajmëruar publikun që të mos publikojë informacione për vendndodhjet e raketave të interceptuara apo të goditura, duke argumentuar se ato të dhëna mund të ndihmojnë “regjimin islamik” në përmirësimin e sulmeve të ardhshme.

Kategoritë
BotaLajme