CNN: SHBA largoi ditë më parë aeroplanët nga baza që Irani e targetoi me raketa, nga sateliti pista duket pothuajse e thatë

Mediumi amerikan, CNN raporton se avionët amerikanë që kanë qenë të pastrehuar ishin zhvendosën nga baza ajrore Al Udeid në Katar javën e kaluar. Sipas një imazhi satelitor të bërë më 19 qershor, pistat duken pothuajse të zbrazëta

Siç shkruan CNN, kjo do të thotë se aeroplanët u zhvendosën përpara se Irani të niste një sulm me raketa në Al Udeid të hënën si përgjigje të goditjes së SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore gjatë fundjavës.

Dy zyrtarë të mbrojtjes i thanë CNN javën e kaluar se aeroplanët u dërguan në vende të tjera si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të mbrojtur asetet dhe pajisjet e saj në Lindjen e Mesme mes konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

Për më tepër, të gjitha anijet e Marinës Amerikane që ishin vendosur përpara në Aktivitetin e Mbështetjes Detare të Bahreinit – baza e Marinës Amerikane në vendin ishullor – u larguan nga porti javën e kaluar. Nuk është e qartë se ku shkuan aeroplanët dhe anijet

Kategoritë
BotaLajme