Çmimi i krimit: Të paktën 6.000 ushtarë izraelitë janë plagosur në luftimet me Hamasin në Rripin e Gazës

Sipas burimeve anonime brenda ushtrisë izraelite, në të cilat janë mbështetur mediat izraelite, të paktën 6.000 ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) janë plagosur gjatë luftimeve në Rripin e Gazës, ndërsa numri i të vrarëve vlerësohet në 871.

Luftimet në zonat urbane me pjesëtarët e Hamasit, gjatë dy viteve të fundit të operacioneve ushtarake, kanë kushtuar shumë të gjitha njësitë që janë dërguar në këtë front.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga mediat izraelite, nga 27 tetori 2023, kur nisi lufta në Gaza, kanë humbur jetën të paktën 871 oficerë dhe ushtarë të IDF-së. Po ashtu, rreth 6.000 ushtarë janë plagosur.

Karakteri i luftës në Gaza, me përleshje të afërta dhe përdorimin masiv të mjeteve shpërthyese nga luftëtarët e Hamasit, po e godet rëndë ushtrinë izraelite, e cila që nga dita e parë është mbështetur kryesisht në epërsinë teknologjike.

Në këto shifra nuk janë përfshirë rastet e shumta të ushtarëve që pas kthimit nga luftimet kanë raportuar çrregullime të stresit post-traumatik (PTSP) dhe sëmundje të tjera mendore.

Në anën tjetër, numri i palestinezëve të vrarë ka tejkaluar 56.000 që nga 7 tetori 2023, ndërsa mbi 131.848 persona janë raportuar si të plagosur.

Kategoritë
BotaLajme