“Clark ishte shpëtimtar i yni”, reagon Rama: Shpëtimtar i juaj ishte UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama qëndroi sot në Aeroportin e Vlorës ku edhe u bën testimet e para teknike dhe është realizuar fluturimi i parë certifikues.

Shumë prej punëtorëve që punuan në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë nga Kosova, disa prej të cilëve Rama i takoi sot.

Një prej tyre është edhe kosovar Idriz Makolli, i cili ka një lidhje tepër speciale me gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Ai ia ka përmendur Ramës gjeneralin amerikan gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur tek punishtja e Aeroportit të Vlorës.
Makolli tha se “Clark ishte shpëtimtari i Kosovës”.

Pas kësaj, Edi Rama iu kthye atij duke i thënë se shpëtimtare e Kosovës ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin Hashim Thaçi.

“Shpëtimtar i juaji ka qenë UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi”, ka thënë Rama./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi