Çka kërkon tregu i punës e çka studiojnë të rinjtë?

Shtetasja shqiptare Erinda Zhupani e cila gjatë viteve 2004-2008 ka studiuar në Türkiye në kuadër të programit të Bursave të Kryeministrisë tha se vitet e saj studentore në Türkiye kanë kaluar shumë mirë. Zhupani në një prononcim për Anadolu Agency (AA) ka folur rreth studimeve për Inxhinieri Kimike në Universitetin Ege në Izmir gjatë viteve 2004-2008 dhe përvojat që ajo ka fituar. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Mjekësia e përgjithshme, inxhinieria kompjuterike dhe softuerike, gjuha gjermane dhe infermieria janë disa nga programet më të kërkuara nga studentët e rinj në vitin akademik 2023/24, tregojnë të dhënat e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Por, a janë këto profesione që i kërkon tregu i punës në Kosovë?

Mjekët dhe infermierët – po. Institucionet shëndetësore, prej vitesh, raportojnë mungesa të stafit, Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova – kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian – në periudhën 2018-2021. Ngjashëm edhe infermierët, raporton Radio Evropa e Lirë.

E bindur se në këtë situatë do të mund të gjejë më lehtë një vend pune, Natyra Statovci thotë se ka zgjedhur të studiojë në Fakultetin e Mjekësisë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi