Cakaj takon kreun e Medvegjës, flasin për gjendjen e rëndë të shqiptarëve atje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihun dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Sylan.

Në takim u diskutua hollësisht mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave.

“Përderisa kjo po dëmton faktorin shqiptar atje, u pajtuam plotësisht për rëndësinë e një qasje të bashkërenduar të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.” – u shpreh Cakaj.

Gjithashtu, Cakaj njoftoi për mbështetjen financiare dhe politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë shqetësimeve e mbështetje konkrete shqiptarëve të Medvegjës.

Kategoritë
LajmeVendi