Në një incident të ri që dëshmon arrogancën dhe dhunën e përditshme të forcave izraelite, ushtarët izraelitë kanë goditur me një automjet të blinduar një furgon që transportonte haxhinj palestinezë në rrugën e tyre për në Mekë.
Ngjarja ndodhi në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe e gjithë skena është regjistruar me kamera dhe shpërndarë në rrjetet sociale.
Në video shihet qartë se si automjeti ushtarak izraelit, pa asnjë arsye apo provokim paraprak, përplaset drejtpërdrejt me furgonin që transportonte civilë – burra dhe gra që ishin nisur për të kryer haxhin, një nga pesë detyrimet themelore të Islamit.
Ky veprim i ushtarëve izraelitë është një tjetër provë e terorit të përditshëm që përjetojnë palestinezët nën pushtimin ushtarak. Forcat izraelite vazhdojnë të ushtrojnë dhunë edhe ndaj atyre që kërkojnë vetëm të ushtrojnë të drejtën e tyre fetare.
Jenin, një qytet që prej kohësh është në shënjestër të operacioneve ushtarake izraelite, edhe kësaj radhe ishte skenë e një sulmi të paprovokuar ndaj civilëve. Vetëm gjatë vitit të fundit, ushtria izraelite ka kryer disa operacione të mëdha në Jenin duke përdorur dronë, makineri të rënda dhe forcë të armatosur, shpesh me pasoja fatale për civilët palestinezë.