Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë.
Përmes një postimi në platformën X, ambasada britanike shprehet se “përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci dhe bën thirrje që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike”.
“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”, thuhet në reagim.
Më herë reaguan ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE që dënuan dhunën e përdorur në këtë protestë. /Telegrafi/