Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pas takimit jo të suksesshëm trepalësh sot në Bruksel do t’i informojë shtetet anëtare të Unionit dhe do të marrin një vendim mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Metro.
“Pas këtij takimi, unë dhe Miroslavi do t’i informojmë shtetet anëtare dhe do të vendosim bashkë për rrugën përpara”, ka thënë Borrell në konferencën për media pas takimeve që pati me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vucic.
Ai ka falënderuar emisarin Lajcak dhe ekipin e tij që “ka punuar në rrethana të vështira”.















