Biden do të informohet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden do të ketë raportim zyrtar nga ekspertët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare javën tjetër, ka njoftuar Jen Psaki, zyrtari i ekipit tranzicional të Joe Biden.

Psaki po ashtu ka thënë se Biden ka diskutuar më këshilltarët e tij këtë javë, për përzgjedhjen e kabinetit e tij, dhe se do të vazhdojë të angazhohet me ligjvënësit në Kongres për një pako stimuluese për përballje me pasojat e COVID-19.

Këtu përfshihet edhe komunikimi me liderin republikan të Senatit, Mitch McConnell,Këto zhvillime janë bërë publike në kohën kur presidenti Donald Trump ende po refuzon humbjen, duke insistuar në vazhdimin e betejave ligjore

Kategoritë
BotaLajme