BE: Themelimi i Asociacionit duhet të formohet pa parakushte dhe vonesa

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka përsëritur edhe sot qëndrimin e BE-së se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet pa parakushte dhe vonesa.

“Qëndrimi i BE-së është i qartë – Asociacioni duhet të formohet pa parakushte dhe vonesa. Palët i dinë detyrimet e tyre”, tha Stano sot në një konferencë për media.
Ai po ashtu foli për arrestimet e fundit në veri, teksa tha se Bashkimi Evropian po i përcjell nga afër ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe po mbledh informacione, si dhe se do të reagojë në përputhje me rrethanat.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi