Bashkësia Islame në Malishevë organizon iftarin tradicional

Këshilli i Bashkësisë Islame edhe këtë vit organizoi iftarin tradicional, por kësaj here më një numër të madh të ftuarish.

Në këtë iftar ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me bashkëpuntorët, dhe autoritetet të ndryshme lokale.

Njoftimi i plotë KBI Malishevë

Organizohet iftari tradicional nga KBI Malishevë
Këshilli i Bashkësisë Islame edhe këtë vit organizoi iftarin tradicional, por kësaj here më një numër të madh të ftuarish.
Iftarin e begatuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Komunës Ekrem Kastrati me bashkëpuntorë; Kryesuesi i kuvendit Argjend Thaçi, anëtari i Kryesisë së BIRK-ut, njëherit Kryetar i KBI në Gjakovë Dr. Valon Myrta dhe ekipi i Ramazanit i Kryesisë në përbërje të Fitim ef. Flugaj, Abedin ef. Sadriu dhe Bashkim ef. Mehani, Këshilltari i zyrës për çështje fetare pran ambasadës turke në Prishtinë hoxha Bunyamin Albayrak, dekani i FSI-së Prof.dr. Islam Hasani, kryetari i KBI Prizren Valon Ibrahimi, Komandanti i policisë kapiten Azem Krasniqi, Krytari i OVL-UÇK-së Metush Kryeziu me bashkëpuntorë, Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve Sinan Gegaj me familjarë të dëshmorëve, Kryetari i Shoqatës së të zhdukurve Hysen Kryeziu, Kryetari i Shoqatës së të Verbërve Isak Krasniqi me bashkëpuntorë, drejtori i QKMF-së Dr.Afrim Krasniqi, drejtorët e drejtorive komunale, udhëheqësit e degëve të partive politike, familjet e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkësive lokale, drejtorët e shkollave dhe institucioneve arsimore, imamët dhe mutevelitë e xhamive, si dhe profile tjera të ndryshme!
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Sead ef. Paqarizi, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, ua uroi muajin e bekuar të ramazanit, duke e lutur Zotin për agjërm të pranuar, për ndërgjegjësim të vetëdijes fetare e kombëtare, për unitet e dashuri të ndërsjellë!
Me një fjalim përshëndetës para të pranishmëve kryetari i komunës Ekrem Kastrati, shprehi kënaqësinë e tij dhe falënderoi KBI-në për këtë organizim madhështor.
Një fjalë rasti mbajti edhe mysafiri këshilltari zyrës për çështje fetare Bunyamin Albayrak, i cili shprehi kënaqësinë e tij për shtrimin e këtij iftari të mbështetur nga Fondacioni i Dijanetit.
Ndërsa dekani i FSI-së Prof. Dr. Islam Hasani në fjalimin e tij përshëndeti të pranishmit dhe ju uroi agjërim të pranuar, duke kujtuar qëllimin e agjërimit.
Fjalën kryesore e mbajti anëtari i Kryesisë Dr. Valon Myrta, i cili dha disa mesazhe rreth vlerës së agjërimit.
Programi i iftarit përfundoi me duanë e bërë nga Prof. Fitim Flugaj.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë falënderon sponzorin dhe të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.
Me respekt,
KBI Malishevë
21.03.2024

Kategoritë
LajmeVendi