Sipas mediave austriake, në sulmin i cili është i pari në këtë nivel në historinë e vendit, sulmuesi që vrau 8 persona kreu vetëvrasje në tualetin e shkollës
Të paktën 9 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në një shkollë të mesme në qytetin Graz të Austrisë, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig tha se një shkollë në Dreierschützengasse në Graz u krye sulm me armë zjarri dhe se shumë persona u plagosën.
Kryebashkiakja e Grazit, Elke Kahr tha se 9 persona, përfshirë sulmuesin, u vranë në sulmin e kryer në një shkollë të mesme në qytet.
Ajo deklaroi se të vrarët janë 7 nxënës, një i rritur dhe sulmuesi.
Kryeministri Christian Stocker anuloi të gjithë programin e tij për shkak të sulmit ndërsa ministri i Brendshëm, Gerhard Karner shkoi në Graz, ku ndodhi sulmi.
Sipas mediave austriake, në sulmin i cili është i pari në këtë nivel në historinë e vendit, sulmuesi që vrau 8 persona kreu vetëvrasje në tualetin e shkollës. Pretendohet se sulmuesi është nxënës i shkollës dhe ai ka qenë i përballur me “mobbing”.
Në lajme thuhet se sulmuesi kreu vetëvrasje pasi hapi zjarr “në mënyrë të rastësishme” në shkollë.