Arrestohet zyrtarja e Urbanizmit në Prizren

Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Osmanollaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndalimi i saj është bërë pas transmetimi të hulumtimit të “Betimi për Drejtësi” me titull “Loja me numra për fitimin e lejeve ndërtimore”.

Hulumtimi ngrit dyshimet se Osmanollaj si zyrtare e Urbanizmit, kundërligjshëm kishte lëshuar lejen ndërtimore për objektin banesor “Lirimi 2” me një parcelë e cila ishte shfrytëzuar për kushtet teknike dhe lejen ndërtimore të objektit banesor “Lirimi 1”.

Në një përgjigje të dhënë përmes telefonit, Osmanollaj kishte mohuar se ishte shfrytëzuar parcela e njëjtë për të dy lejet ndërtimore, duke deklaruar se e para ishte lëshuar me Ligjin për Ndërtim, ndërsa leja e dytë me Hartën Zonale të Prizrenit.

Mirëpo, veprimet e Osmanollajt nuk kishin përfunduar vetëm me lëshimin e lejes ndërtimore./Betimi për Drejtësi/

Kategoritë
LajmeVendi