Arrestohet një person për ‘‘tregti të ndaluar’’, Policia sekuestron qindra pako cigaresh me banderola të Serbisë

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘tregti e ndaluar’, i cili në lokalin e tij dhe në depo në Prizren, ka pasur në posedim dhe ka shitur cigare dhe produkte të tyre, të llojeve të ndryshme pa tiketa (banderola) të RKS-së.

Nga policia është bërë e ditur edhe se sot,  ka filluar implementimi i Planit Operativ “Luftimi i ekonomisë jo formale”, i cili ishte i fokusuar në tri lokacione dhe mbështetur me aktvendim për urdhër kontrolli lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren.

Në këtë plan kanë asistuar edhe NJRHKEK – Prishtinë, NJRHKEK- Gjakovë, Dogana e Kosovës – Njësia Anti kontrabandë, ndër tjerash janë gjetur; 318 pako (6365 cope), cigare pa banderola dhe me banderola të Serbisë; 256 cigare elektronike të llojeve të ndryshme pa banderola; 19 aparate për cigare elektronike pa banderola,

Komunikata:

Në Prizren arrestohet një person nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘tregti e ndaluar’

Prishtinë, më 20.06.2025

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pas një hetimi, kanë arritur të sigurojnë prova se ekziston dyshimi i bazuar se një i dyshuar, në lokalin e tij (kioskë) dhe në depo në Prizren, posedon dhe shet cigare dhe produkte të tyre, të llojeve të ndryshme pa tiketa (banderola) të RKS-së.

Sot, më 20.06. 2025 me fillim ne ora 08:35,  ka filluar implementimi i Planit Operativ “Luftimi i ekonomisë jo formale”, i cili ishte i fokusuar në tri lokacione dhe mbështetur me aktvendim për urdhër kontrolli lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren. Në këtë plan kanë asistuar edhe NJRHKEK – Prishtinë, NJRHKEK- Gjakovë, Dogana e Kosovës – Njësia Anti kontrabandë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

–           318 pako (6365 cope), cigare pa banderola dhe me banderola të Serbisë,

–          256 cigare elektronike të llojeve të ndryshme pa banderola,

–          19 aparate për cigare elektronike pa banderola,

–          4550gr. shije për shisha, pa banderola,

–          80 cope me mbishkrimin “snus” pa banderola,

–          3000 cope filtra cigaresh, pa banderola

Dëshmitë e lartshënuar janë sekuestruar nga njësia e Doganës. Me aktvendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e paraburgimit (48 ore), për te dyshuarin E.T., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘tregti e ndaluar’.

 

 

Kategoritë
LajmeVendi