Mbulesa e vjetër që u zëvendësua me atë të renë lahet me ujë Zemzemi dhe dërgohet në vendet islame për t’u ekspozuar në muze.
Me fillimin e vitit 1447 Hixhri, Arabia Saudite ndërroi mbulesën e Qabes në Mekë.
Në një deklaratë nga Autoriteti i Përgjithshëm për Çështjet e Xhamisë së Shenjtë dhe Xhamisë së Profetit në Arabinë Saudite, u njoftua se mbulesa e Qabes u ndërrua mbrëmë nga një ekip prej 154 ekspertësh.
Procesi i rinovimit të mbulesës prej 47 pjesësh dhe 1.415 kilogramësh zgjati me orë të tëra. Për bërjen e mbulesës së Qabes u përdorën afërsisht 825 kilogramë mëndafsh i pastër dhe 180 kilogramë argjend dhe ar.
Mbulesa e vjetër që u zëvendësua me atë të renë lahet me ujë Zemzemi dhe dërgohet në vendet islame për t’u ekspozuar në muze.
Në brezin e Qabes i cili u përgatit duke përdorur argjend dhe ar, përmban vargje nga Kurani.
– U prodhua me makinën më të madhe të qepjes në botë
Mbulesa e Qabes prodhohet në kompleksin “Mbreti Abdulaziz Kiswa” në Mekë. Në kompleks punojnë rreth 200 zejtarë dhe anëtarë të personelit administrativ. Ndërkohë këtu ndodhet edhe makina më e madhe e qepjes në botë që punon me mbështetje kompjuterike dhe e cila është 16 metra e gjatë.
Arabia Saudite e ndërronte mbulesën e Qabes çdo vit në Ditën e Arafatit, që është dita e 9-të të muajit Dhul-Hixhxhe, por kjo praktikë u ndryshua në vitin 2022 dhe procesi i rinovimit të mbulesës u zhvendos më datën 1 e muajit Muharrem, që është dita e parë e vitit Hixhri.