Ander Herrera pezullohet me 4 ndeshje dhe gjobë të majme për shkak të përleshjes me me një roje sigurie

Ander Herrera është dënuar me një pezullim prej katër ndeshjesh pas një përleshjeje të ashpër me një roje sigurie gjatë barazimit 2-2 të Boca Juniors me Benfica në Kupën e Botës për Klube.

35-vjeçari, i cili bëri mbi 180 paraqitje për Manchester United, u përjashtua pak para përfundimit të pjesës së parë pasi u përpoq të merrej me gjyqtarin Cesar Arturo Ramos, i cili po konsultohej me monitoruesin e VAR.

Ndërsa Herrera protestoi me tërbim, një roje sigurie ndërhyri për ta ndaluar, duke shkaktuar një konfrontim të nxehtë.

Ramos u kundërpërgjigj duke dhënë një karton të kuq direkt.

FIFA ka konfirmuar një pezullim prej katër ndeshjesh, që do të thotë se Herrera do të pezullohet deri në gjysmëfinale – nëse Boca Juniors arrin deri aty.

Për ta përkeqësuar situatën, Herrera ishte detyruar të largohej për shkak të një dëmtimi që në minutën e 20-të. Nata kaotike e Bocës vazhdoi me Jorge Figalin që u përjashtua gjithashtu në fund të ndeshjes.

Gjigantët argjentinas kanë apeluar të dy kartonët e kuq, duke shpresuar të ulin dënimet, por që po ashtu ka gjoba edhe nga 70 mijë euro për secilin prej tyre.

Kategoritë
LajmeSport