Analistët në Beograd: Përmes Asociacionit po synohet të fitohet kohë

Zyrtarët në Serbi deklarojnë se pas takimit të fundit me Kosovën, janë të kënaqur që nuk janë etiketuar si fajtorë nga Brukseli zyrtar. Por analistët atje deklarojnë se përmes Asociacionit po synohet të fitohet kohë deri në zgjedhjet amerikane dhe evropiane.

Beogradi zyrtar u shpreh i kënaqur pas takimit në Bruksel, por jo me rezultatet, sa për faktin se nuk është etiketuar si fajtor. Sipas shefit te ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, çfarë ndodhi në Bruksel nuk është fundi i bisedimeve. Ai tha se Kosova refuzoi formimin e Asociacionit, kurse presidenti Vuçiq do të bisedojë me serbët e Kosovës për zgjedhjet.

Sidoqoftë, opinioni pro-evropian në Serbi mendon se problemi më i madh është mungesa e zgjidhjes për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi