Ambasadori i Turqisë në Kosovë viziton kompaninë Abi ne Prizren – Diskutim për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Kompania ABI ka mirëpritur sot në ambientet e saj një delegacion të lartë diplomatik nga Turqia, të kryesuar nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë, Celal Doğan, si dhe Drejtori i Shkollave Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan.

Delegacioni u prit nga pronarët e kompanisë ABI, Irfan dhe Evren Fusha. Në emër të kompanisë, Evren Fusha u shpreh i nderuar për këtë vizitë, duke falënderuar mysafirët për interesimin dhe mbështetjen ndaj zhvillimit ekonomik në rajon.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë konkrete të zgjerimit të investimeve turke në Kosovë, me fokus të veçantë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Përfaqësuesit e ABI-t vlerësuan vizitën si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe partneriteteve afatgjata ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Kategoritë
LajmeVendi