Ambasadori Hill pytet nëse po ia mban anën Serbisë, Arifi: Janë akuza nga VV-ja që udhëhiqet nga Kurti

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka qëndruar për vizitë në Preshevë.

Pas takimit me kryetarin e kësaj komune ai mbajti një konferencë për media.

Gjatë konferencës ai u pyet nga gazetarët nëse po e mban anën e Serbisë.

“Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë”, ishte pyetja nga gazetari që iu drejtua ambasadorit.

Mirëpo kjo nuk i pëlqeu aspak të parit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai tha se këto akuza janë bëra nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Pjesa e akuzës vjen nga Vetëvendosje. Pjesa e akuzës i përket një partie, të cilën e udhëheqë Albini. Kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe mua më akuzojnë, edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë. Tash çka të bëjmë? Mos të mashtrohemi”, deklaroi i pari i Preshevës.

Ndiqeni momentin:

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi