Aktivizohen sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme në Krime, autoritetet ruse mbyllin urën për qarkullim

Siç raporton Al Jazeera në orët e para të mëngjesit janë dëgjuar sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme, transmeton Telegrafi.

E si preventivë është ndalë trafiku në urën e Krimesë që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, e gjithashtu është ndaluar edhe trafiku ujor.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e “perdes së tymit” që do të duhej të mbronte urën nga sulmet me raketat britanike Storm Shadow, që Britania e Madhe ia dërgoi Ukrainës.

Al Jazeera raporton se sirenat e sotme të aktivizuara, po ndodhin pas një seri sulmesh të ukrainasve në Krime në javët e fundit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi