Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Në një shkrim në Facebook, ai tha se për festat e fundvitit ka qenë i ftuar në drekë tek rezidenca e Hovenier.
Tutje theksoi se me ambasadorin Hovenier, ka ndarë pikëpamje mbi zhvillimet politike në vend.
“Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar”.
“Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në”, shkroi Abdixhiku.











